Dy të arrestuar për fajde në Prizren

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar për fajde në Prizren.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarve F.K., viti i lindjes 1996 dhe B.K., viti i lindjes 1974, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë. Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin”, bën të ditur policia,

Të ngjashme