Dy të arrestuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 14:56 | Nga

Dy persona janë arrestuar ne Mitrovice, pasi qe kishin keqpërdorë kartelat bankare për blerje përmes internetit.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka identifikuar të dyshuarit që në mënyrë të kundërligjshme kanë siguruar të dhëna bankare të personave të huaj të cilat i kanë përdorur për blerje të gjësendeve përmes internetit.

Njësiti policor në cilësinë e provave kanë konfiskuar dy kompjuterë laptop dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme