Njësitet policore të stacionit të Lipjanit, kanë arrestuar një persona të dyshuar për katër vjedhje të rënda dhe një tjetër për pranim të mallrave të vjedhur.
19 vjeçari T.A. është arrestuar nën dyshimin për vjedhje, përderisa 21 vjeçari A.H për pranim të mallrave të vjedhur.
Rastet kanë ndodhur në fshatin Kojske të Lipjanit, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku janë vjedhur pajisje shtëpiake, stoli ari e gjësende të tjera që arrijnë një vlerë të konsiderueshme.
Gjatë operacionit, hetuesit policor të stacionit të Lipjanit, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura.
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë.