Dy të dyshuarit e arrestuar si bashkëpunëtorë të BIA në Ferizaj janë shqiptarë

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Dy shqiptarë janë arrestuar sot në Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

B. Sh. dhe M. Q. janë arrestuar sot në një aksion të Drejtorisë për Krime të Rënda të Policisë së Kosovës, pas informacioneve dhe bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), bëjnë të ditur burime të Ekonomia Online.

Ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe. Njëri prej të arrestuarve ka qenë zyrtar doganor gjatë viteve 90-99, derisa pas luftës ka vazhduar të ushtrojë funksionin e doganierit gjatë periudhës së administrimit të UNMIK-ut në Kosovë.

Aksioni i Policisë së Kosovës ka përfunduar pasdite, me ç’rast janë bastisur pronat e të dyshuarve.

Të ngjashme