Dy të infektuar me COVID-19 e dy të shëruar sot në Deçan

Prishtinë | 18 Tet 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Sipas rezultateve të IKSHPK-së, sot në Deçan dy persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ndërsa dy të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus.

Rastet pozitive janë një nga Isniqi dhe një nga Strellci i Epërm.

Deri më sot, në këtë komunë janë të identifikuara 200 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 158 të shëruar plotësisht, 9 kanë humbur jetën dhe 33 raste janë akoma aktive. 

Të ngjashme