Dy të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Për Ekonomia Online zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin, duke shtuar se njësiti i trafikut rajonal është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

“Rreth orës 12:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit”, tha Ahmeti.

Të ngjashme