Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të dy veturave në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore,” tha Rugova.
Sipas pamjeve të publikuara, njëra nga veturat ka përfunduar në lumë tek ish-tregu i gjelbër, RTV Dukagjini.