Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy veturave në Qylagë të Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës në policinë rajonale të Prishtinës.
“Sot rreth orës 12:00 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Qylagë të Lipjanit. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e akdidentit lëndime kanë marrë dy persona. Me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut”, tha Borovci për Gazetën Express.
Ndërkohë, lexuesit e Gazetës Express kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.