Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Korentin të Kamenicës.
Në aksident ishin të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani tha se motoçiklisti si pasojë e lëndimeve serioze është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare.
“Ndërsa pasagjeri është duke u trajtuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan”, tha Hashani.
“Rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga hetues policor të trafikut rajonal në Gjilan”, tha ai.