Dy të lënduar në një aksident në Peran të Podujevës

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti sot në Peran të Podujevës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 11:40 kemi pranuar informatën se në fshatin Peran të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Të ngjashme