Dy të lënduar nga aksidenti në Prishtinë

Prishtinë | 27 Nën 2023 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, në mbrëmjen e së hënës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, konfirmon për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Si pasojë e aksidentit, dy personave u është ofruar ndihmë mjekësore.

Sipas Ahmetit, me këtë rast po merret njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 17:30, në afërsi të konvikteve në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 2 personave u është ofruar ndihmë mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme