Dy të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Prishtinë

Prishtinë | 25 Dhj 2024 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur brenda një lokali në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se shpërthimi dyshohet se ka ndodhur nga një bombolë gazi. 

“Rreth orës 23:00 në një lokal në rrugën “Mark Sopi” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor kanë reaguar menjëherë pasi ndodheshin në afërsi të  vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e  para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi. Deri tani bëhet e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime”, tha Ahmeti për RTKlive.

Ajo tha se Policia është në vendngjarje dhe po merret me  trajtimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme