Një fëmijë tre vjeç është gjetur i vdekur, vetëm një kilometër larg shtëpisë së tij. Vogëlushi kishte dalë për të luajtur me shokët, por nuk është kthyer më në shtëpinë e tij në në Gauteng, Afrikën e Jugut.
Prindërit të alarmuar nga mungesa e tij njoftuan policinë. Dy djem, të moshës shtatë dhe tetë vjeç, dyshohet se janë autorët e ngjarjes së rëndë.
Ata kanë rrëfyer në polici ngjarjen dhe kanë treguar se çfarë ndodhi me 3- vjeçarin. Ai ishte lidhur me litar dhe më pas qëlluar me gurë. Plagët e shkaktuar nga gjuajtjet i kanë marrë jetën.
Më pas e kanë hedhur trupin e tij një zonë ku kishte mbetje inerte. Të dy fëmijët thanë se ata u përpoqën ta “zgjonin”, ai nuk do të lëvizte, raporton Daily Mail.
Djali u raportua i zhdukur nga familja e tij pasi nuk erdhi në shtëpi. Babai i tij beson se një person e tretë mund të jetë përfshirë në incident.
Sipas tij, fëmijët nuk mund të zhvendosnin vogëlushin dhe ta çonin tek zona ku ishte hedhur.
Fëmijët kanë qenë duke luajtur, por më pas gjithçka ka dalë jashtë kontrollit.