Dy të prekurit me Coronavirus janë në gjendje stabile

Prishtinë | 14 Mar 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Të premten rreth orës 17:30, janë konfirmuar dy rastet e para me Coronavirus në Kosovë. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20-vjeçare, shtetase e Italisë, dhe një burrë të moshës 77-vjeçare nga Komuna e Vitisë.

Për gjendjen e tyre ka folur infektologu, Valbon Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se gjendja e të infektuarve është stabile. Sipas tij, vetëm mbrëmë janë testuar mbi 20 raste.

“Gjendja e të infektuarve ka qenë stabile deri në mesnatë sa kam qenë në ndërrim. Nuk ka pas ndonjë përkeqësim. Vetëm dje janë testuar mbi 20 raste, po për shifra më të sakta dalim në fund të ditës”, ka thënë Krasniqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme