Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me Coronavirus sot në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 06 Qer 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Dy të vdekur dhe 79 raste të reja me koronavirus janë shënuar sot në Maqedoninë e Veriut.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë kryer 835 teste për koronavirus.

Sipas qyteteve, Shkupi prin me 44 raste të reja, Kumanovë 9, Shtip 3, Prilep 1, Tetovë 8, Strugë 1, Veles 3, Manastir 1, Ohër 1, Gostivar 6, Dellçevë 1, Negotinë 1

Pacientët që kanë vdekur, njëri është nga Prilepi dhe tjetri nga Strumica. Ndërsa 8 pacientë janë shëruar plotësisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme