Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident trafiku në autostradën Durrës-Tiranë

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është lënduar.

Policia njofton se ngasësi 26-vjeçar i automjetit i makinës e ka humbur kontrollin dhe më pas është dërguar në spital, nga ku edhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

“Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se  ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti  është përplasur me trafik ndarësen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme