Dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në aksidentin që ndodhi sonte në hyrje të autostradës afër Trudës, Mazgit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia në rajonin e Prishtinës.
Edhe një aksident fatal në Kosovë, i katërti brenda ditës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në fshatin Trudë të Prishtinës, përkatësisht në hyrje të autostradës.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një person.
Njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Mësohet se aksidenti ka ardhur pasi që vetura që ka goditur vitktimën ishte futur në kahun e kundërt të autostradës.
Në këtë pjesë të rrugës janë krijuar kolona të gjata.
Gjatë 24 orëve të fundit, në vend ka pasur edhe 3 aksidente të tjera me fatalitet, në të cilat kanë humbur jetën 4 persona.