Dy të vdekur nga COVID-19 të martën

Prishtinë | 28 Mar 2023 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë të martën, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Sipas njoftimit, nga 99 testime, 18 kanë rezultuar pozitivë, derisa në 24 orët e fundit janë 18 të hospitalizuar.

IKSHPK-ja bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 pacientë.

Nga pandemia në Kosovë kanë vdekur 3.214 persona, ndërsa janë regjistruar të shëruar 270.347. Numri i rasteve totale është 273.682.

Afro 2 milionë testime të kryera.

Të ngjashme