Dy persona kanë vdekur Altai Krai të Siberisë, pasi ky rajon është goditur nga përmbytje të mëdha, që janë shkaktuar nga shkrirja e borës.
Komiteti hetues i Rusisë ka njoftuar sot se njëri nga viktimat është mbytur në ujërat e një lumi. Viktima tjetër, që ishte evakuuar ditë më parë, duket se ishte kthyer në shtëpi, ku është gjetur i vdekur nga ekipet e shpëtimit.
Ndërkaq, guvernatori rajonal Aleksandr Karlin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, teksa mijëra shtëpi janë përmbytur.
Departamenti rajonal i Ministrisë për Situata Emergjente ka thënë se 1,224 shtëpi janë përmbytur në këtë rajon.
Ky departament po ashtu ka njoftuar se pothuajse 1,600 persona janë evakuuar.
Në rajonin Khaksia të Siberisë, sot po ashtu është shpallur gjendej e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.