Paraditen e së hënës një aeroplan privat është rrëzuar si pasojë e një problemi në funksionimin e motorit dhe i cili ra në vendin e quajtur Peloponez, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur piloti dhe pasagjeri, shkruan Ekathimerini-com, njofton Klankosova.tv.
Aeroplani ra herët paradite të hënën, 16 kilometra në lindje të qytetit të Pirgos, në rajonin e Greqisë Perëndimore.
Zjarrfikësit që nxituan në zonë, të alarmuar nga fshatarët aty pranë, gjetën pilotin dhe pasagjerin të vdekur brenda në bord.
Ata e kanë gjetur avionin në flakë, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për shpëtimin e dy personave.
Policia dhe organet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.