Dy persona kanë mbetur të vdekur nga të shtënat në një supermarket në Gjermaninë Qendrore, raporton DW news.
Autoritetet raportuan të martën se janë gjetur dy të vdekur në veri të Frankfurtit.
Policia lokale thotë se të shtënat janë raportuar rreth orës 1 të ditës, por ende nuk dihen arsyet.
Policia gjermane sipas dyshimeve të para thotë se një burrë 58-vjeçar ka qëlluar fillimisht një grua 53-vjeçare. Më pas ai e ka vrarë edhe veten.
“Sipas hetimeve të para nuk ka dëshmi për përfshirje të një personi të tretë”, është thënë nga Policia e Gjermanisë.
Nuk është bërë e qartë se nëse kishte ndonjë lidhje mes dy viktimave.