hkrirja e borës dhe shirat e mëdha kanë sjellë përmbytje të shumta në pjesën qendrore të ShBA-ve.
Dy vetë kanë vdekur, përfshirë një person që zyrtarët thonë se po përpiqej të shpëtonte të tjerët nga ujërat.
Përmbytjet rekorde në të paktën pesë shtete kanë çuar në shpalljen e gjendjes emergjente, ndërsa disa vende kanë mbetur pa ndihma për shkak të rrugëve të bllokuara.
Fenomeni i motit që ngjason me urganin dhe që nga shkencëtarët ndryshe quhet “cikloni bombë” e goditi pjesën qendrore të SHBA-së javën e kaluar, duke sjellur reshje të borës dhe breshrit, raporton BBC.
Nga këto reshje janë prekur miliona amerikanë në Iowa, Nebraska, Minnesota, Winscensin dhe Dakotan Jugore.
Lumi i Misurit ka arritur nivele rekord të lartë në disa vende, duke përfshirë në Ioëa dhe Nebraska të cilat janë goditur më së shumti nga përmbytjet.