Dy të vdekur nga zjarri në fushën e naftës në Rusi

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar për shkak të zjarrit që shpërtheu në një ashensor në fushën e naftës “Novatek” të Rusisë.

Zjarri shpërtheu në njërën prej fushave më të vjetra të naftës në vend, në rajonin Yamal Nenets.

Agjencia “Interfax” raportoi se zjarrfikësit tashmë e kanë shuar zjarrin.

Kompania që e menaxhon këtë fushë dhe Ministria e Emergjencave nuk kanë dhënë komente për këtë rast dhe nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan “Reuters”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme