Dy të vdekur pas sulmit në një shkollë në Gjermani, 19-vjeçari dyshohet se vrau ish-të dashurën

Prishtinë | 27 Gus 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë private në Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe agjencisë dpa, viktimat janë një nxënës 18-vjeçar dhe një burrë 30-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën teksa po përpiqej të ndalonte autorin, raporton Bild.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i viktimës 18-vjeçare. Mediat lokale raportojnë se sulmi mund të ketë ndodhur me thikë, por autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

Kampusi i shkollës është rrethuar nga forca të shumta policore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të emergjencës dhe ekspertë të mjekësisë ligjore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të plagosur.

Në vendngjarje ndodhen shumë policë dhe forca të shërbimit të shpëtimit.Zona përreth kampusit të shkollës private Docemus u rrethua gjerësisht.

Të ngjashme