Dy punonjësit e minierës së Artanës, që dyshohet se kanë vdekur, ishin në galerinë kryesore, kur ajo u shemb.
Është shembur një pjesë e minierës së Artanës e aty dyshohet se kanë mbetur të vdekur dy punonjës.
Nënkryetari i komunës së Novobërdës thotë se njëri nga viktima është 50 vjec e tjetri 52.
“Jany dy mintatorë që kanë ndërruar jetë. Njëri 50 dhe tjetri 52-vjecar. Ata në momentin e shembjes kanë qenë në galerinë kryesore. Ka pasur minatore edhe në punishte tjera, por ata nuk kanë pësuar nga shembja”, ka deklaruar, nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri.
Ekipi Vleresues i FSK’se niset per ne vendin e ngjarjes, raporton Express/.
Pritet që njesiti i Kerkimshpetimit të aisstoj. E gjithë kjo pas vlerësimeve që ekipi vlerësuese pritet t’i jap pas pak.
Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Trepca, Hysen Vrajolli, ka se kanë vdekur dy persona, njëri inxhinier e tjetri xehetar.
Ata akoma nuk janë nxjerrë nga vendi, ku po dyshohet se kanë humbur jetën.