Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe të paktën 20 të tjerë u plagosën gjatë të shtënave me armë jashtë një klubi të bilardos në Hialeah në Florida. Lajmi u njoftua nga drejtori i policisë Miami-Dade Alfredo Ramirez III, raporton CNN.
Një Nissan Pathfinder i bardhë ndaloi para lokalit dhe tre persona të armatosur dolën dhe filluan të hapnin zjarr në turmën që ishte mbledhur për një koncert në vend, tha Ramirez.
Dy persona u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe 20-25 të tjerë janë në spitale të ndryshme, tha Ramirez.
“Këta janë vrasës me gjak të ftohtë që qëlluan pa dallim në një turmë dhe ne do të kërkojmë drejtësi,” shkroi Ramirez në Twitter. “Ngushëllimet e mia më të thella familjes së viktimave.”
Departamenti i Policisë Miami-Dade po kërkon nga cilido që ka informacion të kontaktojë autoritetet.