Dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën kur një person gjuajti me armë zjarri në një turmë të mbledhur në një park në Louisville, Kentucky, të shtunën, thanë autoritetet.
Oficerët policorë dolën në vendin e ngjarjes në Chickasaë Park rreth orës 21:00, dhe zbuluan se disa njerëz ishin qëlluar, duke përfshirë dy të cilët u shpallën të vdekur në vendngjarje, sipas Departamentit të Policisë Metro të Louisville, shkruan CNN.
Katër persona që u gjetën të plagosur u dërguan me urgjencë në një spital lokal, duke përfshirë një person i cili është në operacion dhe në gjendje kritike, tha zëvendës shefi i Louisville, Paul Humphrey gjatë një konference për shtyp të shtunën vonë në mbrëmje. Nuk kishte detaje shtesë për viktimat.
“Qindra njerëz ishin në park në kohën e të shtënave kur dikush filloi të qëllonte në turmë, duke goditur të paktën gjashtë persona”, tha Humphrey.
Është e paqartë se kush hapi zjarr. Policia thotë se ende nuk ka identifikuar kush ishte përgjegjës apo për të përcaktuar motivin e incidentit.
“Unë dua të flas drejtpërdrejt me këdo që është gjuajtësi,” tha Humphrey gjatë konferencës për shtyp.
“Kthehuni. Gjëja më e mirë për ju është të dorëzoheni. Ne e dimë se kjo nuk do të përfundojë mirë. Skenari më i mirë është që ju të dorëzoheni dhe ta ndaloni këtë”.