Dy persona kanë vdekur pas një sulmi të dyshuar të ariut në Parkun Kombëtar Banff të Kanadasë, thanë zyrtarët.
Ekipet e shpëtimit u lajmëruan fillimisht për incidentin rreth orës 20:00, të premten pasi mori “një alarm nga një pajisje inReach/GPS që tregon një sulm ariu”, njoftoi parku kombëtar në një deklaratë.
“Parks Canada mobilizoi menjëherë një ekip të reagimit ndaj sulmeve njerëzore ndaj kafshëve të egra, anëtarët e të cilit janë trajnuar posaçërisht për t’iu përgjigjur sulmeve të kafshëve të egra,” tha Parku Kombëtar Banff në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ekipi i reagimit mbërriti në vend rreth orës 01:00 të mëngjesit të së shtunës dhe gjeti dy persona të vdekur dhe një ari të thinjur që shfaqte sjellje agresive, thuhet në deklaratë.
Stafi i Parks Canada eutanizoi ariun “për të garantuar sigurinë publike” dhe oficerët e policisë mbretërore kanadeze arritën në vendngjarje për të ndihmuar në transportimin e viktimave, thanë zyrtarët.