Dy tërmete godasin Serbinë

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Tërmetet me magnitudë 4.1 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter kanë goditur mëngjesin e së enjtes zonën e Serbisë qendrore.

Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e internetit EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 5 kilometrash dhe ka goditur një zonë që ndodhet 51 kilometra në verilindje të Kragujevcit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në komunën e Petrovacit dhe zona është goditur nga dy tërmete.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo dëme të mundshme materiale.

Të ngjashme