Dy ushtarë rusë u deklaruan fajtorë në gjykatën Kotelevsky në rajonin e Poltava të Ukrainës këtë të enjte për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës të” të kryera me konspiracion paraprak grupor.
Ushtarët Oleksandr Bobykin dhe Oleksandr Ivanov akuzohen se kanë gjuajtur raketa Grad nga rajoni Belgorod i Rusisë drejt rajonit të Kharkiv të Ukrainës më 24 shkurt, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në bazë të detajeve të publikuar nga gjykata, ushtarët akuzohen se qëlluan me artileri duke dëmtuar objekte të infrastrukturës civile, duke përfshirë dy shtëpi private në Kazacha Lopan dhe Veterynrne në Kharkiv.
Ata u kapën nga forcat ukrainase në Kharkiv, sipas memorandumeve të gjykatës, teksa vendimi do të jepet më 31 maj.