Policia e Kosovës ka njoftuar se dy vajza janë larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se rastin e ka lajmëruar një burrë.
“Kamenicë 11.11.2025-13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy viktimat femra kosovare janë larguar nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raport.