Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 2 pacientë nga COVID-19 dhe janë infektuar 108 persona nga 811 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 88 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 7,397.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.