Dy persona kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 62 raste të reja të infektimit.
Viktimat janë nga veriu i Mitrovicës dhe Shtërpca.
Që nga fillimi i pandemisë një total prej 8,026 njerëz janë testuar, nga të cilët 2,025 njerëz janë diagnostikuar me koronavirus.
Betejën me virusin e kanë humbur nga 49 persona në zonat e banuaara me serbë, raporton Radio Kontakt Plus, transmeton Klan Kosova.