Dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur në 24 orët e fundit është duke i hetuar Policia e Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë, bëhet me dije se një grua është raportuar e vdekur në shtëpinë e saj në Fushë Kosovë.
“Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin.
Në raport edhe njoftohet se një grua tjetër është dërguar në Spitalin e Gjakovës pa shenja jete.
“Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raport.
Në këto dy raste, me vendim të Prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.