Dy vëllezër ia thyejnë hundën një pjesëtari të FSK-së në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Një pjesëtar i FSK-së, nga Fushë Kosova, është rrahur keq nga dy vëllezër, fqinjë të tij, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Si pasojë e rrahjes, ushtari kosovar ka pësuar frakturë në hundë.


Ngjarja është denoncuar mbrëmë në polici, rreth orës 23:00.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, derisa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Behet e ditur se pjesëtari i FSK-së ka marrë trajtim mjekësorë, për frakturën në hundë

Të ngjashme