Dy vëllezër rrahen mes veti për shkak të një prone, njëri përfundon në spital

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Dy vëllezër janë arrestuar, pas një mosmarrëveshje që kishin rreth pronës ku edhe janë përleshur fizikisht.

Edhe vëllau tjetër ishte përfshirë por ai është larguar në drejtim të panjohur.

Njëri nga ta ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar për tretman mjekësor.

‘’ Rr. Hamës Jashari, Mitrovicë Jugu, 12.04.2021-20:20. Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovar -vëllezër pasi qe te njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth pronës, janë përleshur fizikisht ne mes vete. Ne përleshje ka qene i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër vëllai i tyre i cili është larguar ne drejtim te panjohur. Si pasoj e përleshjes njeri nga te dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor .Me vendim te prokurorit pas intervistimit te dyshuarit janë liruar ne procedure te rregullt.’’

Të ngjashme