Dy vetura i vidhen një pronarit në Ferizaj

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arritur ta gjejë një veturë të vjedhur në Dardani të Ferizajt.

Bëhet fjalë për një makinë të tipit Range Rover, ndërsa po të njëjtin pronar iu vodh edhe një tjetër makinë e tipit Audi.

Teksa kjo e fundit ishte gjetur gjatë ditës së enjte, policia bëri të ditur se vetura e dytë u gjet sot rreth orës 16:00.

“Si provë materiale vetura është sekuestruar, deri sa të përfundojnë procedurat e ekzaminimit nga krimteknikët rajonal dhe kthimit të pronarit të saj, kurse policia është në kërkim të personave të dyshuar për rastin ” Vjedhje e rëndë” që ka ndodhur me datën 23.10.2024 në fshatin Dardani të Ferizajt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme