Shtatë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Slloveni, më së paku për një ditë nga data 8 mars, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.212.
Dy të tjerë vdiqën, dhe që nga fillimi i epidemisë atje kanë ndërruar jetë 55 person.
Agjencia sllovene e lajmeve STA raporton se vetëm 554 njerëz u testuan të dielën, që është gjysma më pak se ditët e javës.