Dy yjet e Anglisë mungojnë ndaj Çekisë

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Dy futbollistët e Anglisë, Mason Mount dhe Ben Chilwell do të mungojnë në ndeshjen e sontme ndaj Çekisë. Kjo pasi që ata duhet të izolohen për shkak të rrezikut të infektimit me koronavirus.

Dyshja u pa duke pasur kontakt me bashkëlojtarin e tyre te Chelsea, Billy Gilmour pas barazimit të Anglisë me Skocinë të premten, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ata duhet të izolohen deri më 28 qershor dhe mund ta humbasin edhe ndeshjen e 1/8 së finales së Anglisë. Të dy kanë rezultuar negativ për koronavirus.

Anglia e ka të garantuar një vend në 1/8 e finales së Euro 2020 pas rezultateve të mbrëmshme, por do të tentojnë ta përfundojnë grupin D si fitues.

Nëse Anglia përfundon e dyta në grup do ta luajë ndeshjen e tyre të hënën më 28 qershor, por nëse ata e fitojnë grupin do të luajnë një ditë më vonë dhe dyshja do të ishte e gatshme.

Mesfushori, Mason Mount ka luajtur çdo minutë për Anglinë në këtë Kampionat Evropian, teksa Chilwell ende nuk ka performuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme