Në fshatin Krojmir, në Lipjan, roja i pyllit ka njoftuar se persona të dyshuar e të pa njohur i kanë vënë zjarrin pyllit pronë shoqërore në një sipërfaqe prej dy hektarëve.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, kurse njësiti i zjarrfikëseve ka lokalizuar dhe shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar po ashtu nuk dihet vlera e dëmit.
Është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime, njofton Klan Kosova.
Zjarri pati edhe në Popovë të Podujevës, ku raportohet se nga të dyshuar të pa njohur i është vënë zjarri fushave t lira dhe pyjeve. Njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve kanë lokalizuar zjarrin.
Gjithashtu për shkak të përhapjes së zjarrit në disa vatra zjarri janë aktivizuar edhe shtabi i shërbimeve emergjente nė nivel të komunës, si dhe FSK-ja.
Për momentin nuk mund të përcaktohet se sa hektar me pyje i ka përfshirë-dëmtuar zjarri dhe sa është vlera e dëmit të shkaktuar pasi ende zjarret ende janë aktive. Rasti mbetet nën hetime.
Zjarr pati edhe në Reqicë të Podujevës. Ankuesi zyrtar në ekonomin e pyjeve mashkull, ka njoftuar se është përfshi nga zjarri një sipërfaqe prej 20 hektarësh e pyllëzuar me pisha.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti i zjarrfikëseve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar dhe të arrestuar. Rasti dhe mbetet nën hetime.