Në ditët në vazhdim, sulmuesi argjentinas do ta finalizojë marrëveshjen afatgjate me Juventusin
Paulo Dybala tashmë ka vendosur: ylli argjentinas do të luajë edhe për një kohë të gjatë në Juventus.
Mediat italiane shkruajnë se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë të re afatgjate.
Kontrata aktuale lojtarit i skadon në vitin 2022, përcjell “Gazeta Express”.
Mirëpo, në ditët në vazhdim ai do ta finalizojë marrëveshjen e re, përmes së cilës do të jetë pjesë e Juves deri në vitin 2026.
Dybala është njëri prej lojtarëve kryesorë të “Bianconeri”.
Në dy vitet e fundit spekulohej për një largim të tij të mundshëm nga Torino, por tashmë gjithçka duket e qartë rreth së ardhmes së tij.