Paulo Dybala me krenari ka deklaruar se është i vetmi lojtar në bot që mund të luajë dhe të mësojë nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ai dha një intervistë për Corriere della Sera për pozitën e tij unike për klubin dhe kombëtaren e tij, transmeton Gazeta Express.
“Jam i vetmi në botë që mund të luaj dhe të mësoj nga Messi dhe Ronaldo. Nuk a diferenca mes tyre, pasi që të dy janë fenomenal”, ka thënë Dybala.
“Gjëja që më ka befasuar nga Ronaldo është intensiteti me të cilin ai stërvitet, mirëpo edhe uria e tij për fitore”.
Juve sot e pret Napolin duke filluar prej orës 18:00, ku Dybala mund të mbetet në stol.
“Trajneri ende nuk na ka treguar se kush do të luajë dhe kjo nuk është aspak e lehtë për të. Ai do të vendosë se kush do të luajë pas stërvitjeve”.