Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala është duke u kthyer në një lojtar përfekt për të asistuar për yllin Cristiano Ronaldo.
Sipas gazetës me bazë në Torino Tuttosport përmes Calciomercato.com, me 25 vjeçarin argjentinasin që ka startuar 5 herë me fituesin e Topit të Artë dhe pritet që të startojë edhe në këtë vikend kundër Interit.
La Joyam, ende nuk ka shënuar me bardhezinjtë këtë sezon, por ka bërë tre asiste, me dy të fundit që kanë qenë për Ronaldon. I pari ishte tepër i saktë me një krosim kundër SPAL kurse i dyti ishte kundër Bayer Leverkusen në fillim të kësaj jave, me lojtarin që bëri një super pasim për yllin portugez.
Treshja sulmuese Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain ende nuk ishin testuar, por kjo rezultoi një provë klinikem për Maurizio Sarrin, i ciliduhet që ta ndjek Antonio Conten këtë sezon për fitoren e kampionatit.
Dy skuadrat ndahen vetëm me nga dy pikë, derisa barazimin e vetëm e kanë kundër Fiorentinas në muajin e kaluar.
Ata do të takohen këtë vikend në derbin e parë “”Derby d’Italia” të këtij sezoni.