Dybalas pritet ta negociojë kontratën e re me Juventusin

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Trajneri i sapoemëruar i bardhezinjve dëshiron që argjentinasi të qëndrojë në Allianz Stadium edhe pas vitit 2022

Paulo Dybala pritet që t’i rifillojë bisedimet për një kontratë të re me Juventusin, me Massimiliano Allegri që dëshiron që ta sigurojë për kohë të gjatë sulmuesin në Torino. Dybala, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2022, është lidhur shumë me një largim nga Torino gjatë këtij afati veror.

Është thënë që Juve po shikon që ta shesë argjentinasin këtë verë, pasi që ai mund të largohet si lojtar i lirë verën tjetër, por Allegri është i përkushtuar që ta mbanë atë derisa po përgatitet për ciklin e tij të dytë në krye të kësaj skuadre. Allegri kishte dhënë dorëheqje nga Juve më 2019 pasi që e kishte udhëhequr klubin për pesë herë radhazi Serie A dhe dy finale të Ligës së Kampionëve në një hapësirë kohore pesë vjeçare, derisa u kthye të premten pasi skuadra shkarkoi Andrea Pirlon.

Goal ka mësuar me anë të burimeve të veta që Italiani i ka thënë klubit që gjëja e parë që ata duhet të bëjnë është kontrata e re me Dybala, me zyrtarët e klubit që pritet t’i fillojnë negociatat më 27 vjeçarin gjatë kësaj jave. Bardhezinjtë nuk kishin arritur një marrëveshje për rinovim me Dybala në fillim të këtij viti por ai mund ta bëjë këtë me Allegrin duke biseduar rolin e tij brenda skuadrës dhe pozitën në sulm.

Forma e Dybalas nën drejtimin e Allegrit

Dybala ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në Juve kur ishte Allegri në drejtim të saj nga vitit 2014-2019. Sulmuesi kishte shënuar 74 gola gjatë asaj kohe, përfshirë 26 vetëm në sezonin e tij më të mirë 2017-18, ku mesatarisht shënonte një gol në çdo 125 minuta.

Dyshja kishin fituar nëntë trofe së bashku në Torino dhe tifozët shpresojnë që ata mund ta ripërsëritin këtë bashkëpunim të tyre profitabil për sezonin e ri, derisa bardhezinjtë dëshirojnë që të fitojnë titullin në Itali por edhe Ligën e Kampionëve.


Të ngjashme