Përdorimi i prerjes cezariane nga mjekët për lindjen e foshnjave pothuajse është dyfishuar brenda 15 vjetëve duke shënuar shifra “alarmante” proporcionale në disa shtete, është thënë në një studim të realizuar së fundmi.
Shifrat kanë pësuar rritje nga 16 milionë lindje (12%) në vitin 200, në 29.8 milionë (21%) në vitin 2015, thuhet në raportin e publikuar në revistën mjekësore “The Lancent”.
Vendi me shifrat më të larta të lindjeve përmes prerjes cezariane është Republika Dominikane, me 58.1%.
Sipas mjekëve në shumicën e rasteve përdorimi i kësaj procedure mjekësore nuk është i justifikuar.
Së fundmi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka sugjeruar se 15% të rasteve ku realizohet kjo ndërhyrje kirurgjike janë të panevojshme.
Në këtë studim janë analizuar të dhënat nga 169 shtete.