Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1 218 raste të reja me Covid-19.
Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 243,599 persona, shkruan The Guardian.
Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe katër viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 9,302.
Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.
Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.