Policët e stacionit në Ferizaj kanë ndaluar shoferin 19 vjeçar, i cili me
veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h, ka zhvilluar
shpejtësi 82 km/h.
Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor
me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.
“Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të
respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”, thuhet në njoftimin zyrtar.