Në faqen e Facebook-ut “Kosovsko Pomoravlje (AnaMorava)” mbrëmë është publikuar një fotografi ku shihet kryetarja e organit të përkohshëm të komunës së Kamenicës, Tanja Aksiq.
Sipas përshkrimit të postimit, në fotografi Aksiq ndodhet së bashku me drejtorin e shkollës fillore “Trajko Periq” në fshatin Ropotovë e Madhe. Takimi është zhvilluar privatisht një ambient të hapur, përpara një automjeti, në prani të disa qytetarëve.
Publikimi i kësaj fotografie vjen në kohën kur Lista Serbe ka shtuar dukshëm aktivitetet e saj në terren. Dyshimet janë rritur se përfaqësuesit e saj po zhvillojnë takime me qytetarët me qëllim të mbledhjes së votave. Para disa ditësh, institucionet paralele shëndetësore kanë hapur rreth 400 vende të reja pune, veprim që po ashtu është shoqëruar me dyshime për përpjekje të ndikimit elektoral.
