Në Leposaviq janë kryer kontrolle nga Policia e Kosovës në dy shkolla të cilat gjenden në një oborr, nën dyshimin për aktivitete ilegale.
Por, zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani, tha se asnjë gjë e dyshimtë nuk është gjetur në dy lokacionet.
“Kemi pas informacione se ka aktivitete ilegale qe zhvillohen në këto 2 shkolla që gjenden në një oborr. Kemi hy brenda në prezencën edhe të rojtarëve të këtyre shkollave por nuk kemi hasur në diçka të dyshimtë”, tha Elshani.