Ekonomia Online
FUNDIT

Dyshime për manipulim me vota, nisin hetimet edhe për Obiliqin

Dyshime për manipulim me vota, nisin hetimet edhe për Obiliqin

Tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nis hetimet për vota edhe në Komunën e Obiliqit , pasi janë vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave aty. “Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek me […]

Tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nis hetimet për vota edhe në Komunën e Obiliqit , pasi janë vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave aty.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se po ndjek me vëmendje të plotë procesin e rinumërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Gjatë këtij procesi, ka dyshime se janë vërejtur mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit. Në këtë drejtim, Prokurori i Shtetit ka lëshuar autorizim për Policinë e Kosovës që të fillojë hetimet paraprake, me qëllim verifikimin e saktësisë së rezultateve dhe përcaktimin nëse ka pasur shkelje të mundshme nga personat përgjegjës”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se “Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”.

Të ngjashme